Rrjeti i Qendrave dhe Sherbimeve Komunitare

prioritet sherbimet komunitareFokusi i qendrave dhe shërbimeve komunitare është integrimi i komuniteteve të marxhinalizuara në jetën sociale, ekonomike dhe kulturore të qyteteve dhe përtej kësaj, të qenurit zë dhe mediator i komunitetit për institucionet dhe qeverisjen lokale, mbi të drejtat dhe nevojat e komunitetit.

Rrjeti i ofron shërbimet nëpërmjet tre qendrave që ka në Durrës, Pukë dhe Tiranë, si dhe në bashkëpunim me partnerët e saj në zona të tjera të Shqipërisë.
Qendrat Komunitare “Sot për të Ardhmen” janë multifunksionale dhe synojnë mobilizimin dhe fuqizimin e komunitetit, nxitjen e vullnetarizmit dhe rrjetëzimin e grupeve dhe nismave komunitare.

Qendrat janë në shërbim të grupeve të ndryshme të komuniteteve duke u frekuentuar çdo ditë të javës nga fëmijë, të rinj, gra, burra, të moshuar, dhe grupe në nevojë e minoritete.

Nëpërmjet shërbimeve multifunksionale, qendrat janë shtëpia e komunitetit ku anëtarët e komunitetit përfitojnë:

1.    Shërbime Komunitare:

  • Promovimit të Barazisë Gjinore dhe shërbimet e këshillimi social dhe psikologjik
  • Trainim profesional dhe ndërmjetësim për punësim
  • Takime, tryeza të rrumbullakëta për mirëqeverisjen dhe ushtrimin e të drejtës qytetare
  • Aktivitete ndërgjegjësuese In-door dhe out-door
  • Promovimi dhe angazhimi në punë vullnetare i komunitetit
  • Kërkime dhe studime

2.    Shërbime publike:

Kopsht, aktivitete sociale, kulturore, kinema, kafe-librari, kontroll mjekësor bazë, info center për institucionet publike dhe ndërmjetësim për shërbimet publike shtetërore etj.

3.    Aftësim individual dhe në grup:

a) mbështetje në arsimim për fëmijët dhe të rinjtë si program parashkollor, mbështetje me orë studimore, kamp veror për fëmijët dhe të rinjtë, ndjekje dhe monitorim të progresit në shkolla etj.

b) edukim komplementar për fëmijët dhe të rinjtë si programe të nxitjes së të menduarit kritik, udhëheqjes, punës në grup, të vullnetarizmit dhe shërbimit në komunitet, debate dhe rrjetëzime, krijim dhe udhëheqje të komiteteve të nxënësve dhe të studentëve, kurse fotografie, muzike, kopshtari, facilitues, arti, animim social etj.

c) formim profesional për të rinjtë dhe gratë si kurse në zanate të kërkuara nga tregu i punës, ndërmjetësim për punësim dhe mbështetje në karrierë.

Një ndër fokuset e punës së shërbimeve komunitare është nxitja, formimi dhe forcimi i grupeve komunitare si Grupi Nismëtar, Grupi i të Rinjve dhe Grupi i Vullnetarëve dhe rrjetëzimet e tyre për çështë të ndryshme si: arsimi, punësimi, shërbimet publike etj.

 

Facebook feed

📌Mbushemi gjithe krenari e shprese, kur mbarimi i nje projekti s'do te thote mbylljen e tij, por perkundrazi tashme QENDRA E TURIZMIT DHE ZHVILLIMIT RURAL 🏡, sherben si qender burimore per vajza👩‍💼 e djem 💁‍♂️ qe guxojne per te ndryshuar realitetet ne Puken turistike. 👍
📌 Zemra mal ❤️ kur degjon si shprehet Edona:
"Qendra e Inovacionit atje më bëri të ndihem si në shtëpinë time pasi fjalët kyçe ishin ato të punës time 8 vitet e fundit: “inovacion”, “startup”, “bujtina” dhe “agroturizem”. Të rinj e të reja tashmë të integruar në tregun e punës dhe vetëpunësimit të etur për zhvillim e rritje personale dhe të bizneseve te tyre"🤝
# SEED
🤝 Austrian Development Agency
🤝 Bashkia Pukë-Faqja Zyrtare
🤝 Qendra Komunitare "Sot Per Te Ardhmen"
... See MoreSee Less

View on Facebook

📌 Qendra per zhvillim komunitar #Sotperteardhmen ne bashkepunim me Kryqi Kuq Puke organizoi ne ambientet e Qendra Komunitare Puke nje ekspozite me vizatime te punuara nga nxenesit e shkolles 9 vjecare Shkolla Migjeni e Shkolla Pjeter Arbnori ne Fushe-Arrez !‼
👉Kjo ekspozite vjen si nje mesazh artistik e reagim i te miturve, per ndaj Covid-19 !‼👍
... See MoreSee Less

View on Facebook

Spote Promocionale