Formimi Profesional dhe Ndermjetesimi per Punesim

prioritet formimi profesionalFuqizimi ekonomik është një nga prioritetet strategjike të “Sot për të Ardhmen”. Përqendrimi i fokusit në këtë prioritet kryhet harmonizimit të një sërë masash në këto drejtime kryesore:

  • Kurse dhe formim profesional në qendrat komunitare dhe në bashkëpunim me Qendrat Publike të Formimit Profesional
  • Ndërmjetësim për punësim dhe orientim profesional
  • Ngritje kapacitetesh për institucionet publike dhe qeverisjen vendore me fokus integrimin në tregun e punës
  • Bashkëpunimin dhe partneritetin me sektorin privat dhe qeverisjen vendore për aksesin në tregut të punës
  • Analizim të sektorëve dhe forcave të tregut të punës, dinamizmit dhe përputhshmërisë kërkesë ofertë.
  • Dhënien e përqasjeve më të mira në rajon dhe në Ballkan

“Sot për të Ardhmen” synon zhvillimin e tregut të punës për zbutjen e papunësisë, përmirësimin e kuadrit të formimit profesional duke prioritizuar integrimin gjinor, përmirësimin e dialogut social dhe shërbimeve komunitare alternative, dhe nxitjen e shanseve për integrimin ekonomik dhe arsimor të grave dhe të rinjve në Shkodër, Lezhë, Pukë, Fushë-Arrëz, Vau i Dejës, Durrës, Tiranë, me qëllim dhënien e praktikave më të mira për zona të tjera të Shqipërisë, si dhe për të forcuar bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit në lidhje me zhvillimin e Punësimit dhe Arsimit Profesional me partnerët e saj Volkshilfe Solidarität, Tara Int. Consulting, Novi Sad Humanitarian Centre, Syri i Vizionit, dhe me financimin e Austrian Development Cooperation.

Në kuadër të promovimit të kualifikimit dhe aksesit në tregun e punën një rëndësi i kushtohet vlerësimit të nevojave dhe burimeve sektoriale krijimit të të të dhënave në lidhje me tregun e punës, punësimin dhe mundësitë për absorbimin e forcës së punës, rolet dhe kapacitet e autoriteteve vendore për dhënien e shërbimeve në lidhje me kualifikimin dhe punësimin, rolin dhe angazhimin e sektorit privat dhe sektorit të tretë (OJF) në nxitjen e punësimit të grave dhe të rinjve, në partneritet me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR), Entet shtetërore, qeverisjen vendore, sektorin privat dhe organizata të shoqërisë civile.

Facebook feed

📌Mbushemi gjithe krenari e shprese, kur mbarimi i nje projekti s'do te thote mbylljen e tij, por perkundrazi tashme QENDRA E TURIZMIT DHE ZHVILLIMIT RURAL 🏡, sherben si qender burimore per vajza👩‍💼 e djem 💁‍♂️ qe guxojne per te ndryshuar realitetet ne Puken turistike. 👍
📌 Zemra mal ❤️ kur degjon si shprehet Edona:
"Qendra e Inovacionit atje më bëri të ndihem si në shtëpinë time pasi fjalët kyçe ishin ato të punës time 8 vitet e fundit: “inovacion”, “startup”, “bujtina” dhe “agroturizem”. Të rinj e të reja tashmë të integruar në tregun e punës dhe vetëpunësimit të etur për zhvillim e rritje personale dhe të bizneseve te tyre"🤝
# SEED
🤝 Austrian Development Agency
🤝 Bashkia Pukë-Faqja Zyrtare
🤝 Qendra Komunitare "Sot Per Te Ardhmen"
... See MoreSee Less

View on Facebook

📌 Qendra per zhvillim komunitar #Sotperteardhmen ne bashkepunim me Kryqi Kuq Puke organizoi ne ambientet e Qendra Komunitare Puke nje ekspozite me vizatime te punuara nga nxenesit e shkolles 9 vjecare Shkolla Migjeni e Shkolla Pjeter Arbnori ne Fushe-Arrez !‼
👉Kjo ekspozite vjen si nje mesazh artistik e reagim i te miturve, per ndaj Covid-19 !‼👍
... See MoreSee Less

View on Facebook

Spote Promocionale