Rrjeti i Qendrave dhe Sherbimeve Komunitare

prioritet sherbimet komunitareFokusi i qendrave dhe shërbimeve komunitare është integrimi i komuniteteve të marxhinalizuara në jetën sociale, ekonomike dhe kulturore të qyteteve dhe përtej kësaj, të qenurit zë dhe mediator i komunitetit për institucionet dhe qeverisjen lokale, mbi të drejtat dhe nevojat e komunitetit.

Rrjeti i ofron shërbimet nëpërmjet tre qendrave që ka në Durrës, Pukë dhe Tiranë, si dhe në bashkëpunim me partnerët e saj në zona të tjera të Shqipërisë.
Qendrat Komunitare “Sot për të Ardhmen” janë multifunksionale dhe synojnë mobilizimin dhe fuqizimin e komunitetit, nxitjen e vullnetarizmit dhe rrjetëzimin e grupeve dhe nismave komunitare.

Qendrat janë në shërbim të grupeve të ndryshme të komuniteteve duke u frekuentuar çdo ditë të javës nga fëmijë, të rinj, gra, burra, të moshuar, dhe grupe në nevojë e minoritete.

Nëpërmjet shërbimeve multifunksionale, qendrat janë shtëpia e komunitetit ku anëtarët e komunitetit përfitojnë:

1.    Shërbime Komunitare:

  • Promovimit të Barazisë Gjinore dhe shërbimet e këshillimi social dhe psikologjik
  • Trainim profesional dhe ndërmjetësim për punësim
  • Takime, tryeza të rrumbullakëta për mirëqeverisjen dhe ushtrimin e të drejtës qytetare
  • Aktivitete ndërgjegjësuese In-door dhe out-door
  • Promovimi dhe angazhimi në punë vullnetare i komunitetit
  • Kërkime dhe studime

2.    Shërbime publike:

Kopsht, aktivitete sociale, kulturore, kinema, kafe-librari, kontroll mjekësor bazë, info center për institucionet publike dhe ndërmjetësim për shërbimet publike shtetërore etj.

3.    Aftësim individual dhe në grup:

a) mbështetje në arsimim për fëmijët dhe të rinjtë si program parashkollor, mbështetje me orë studimore, kamp veror për fëmijët dhe të rinjtë, ndjekje dhe monitorim të progresit në shkolla etj.

b) edukim komplementar për fëmijët dhe të rinjtë si programe të nxitjes së të menduarit kritik, udhëheqjes, punës në grup, të vullnetarizmit dhe shërbimit në komunitet, debate dhe rrjetëzime, krijim dhe udhëheqje të komiteteve të nxënësve dhe të studentëve, kurse fotografie, muzike, kopshtari, facilitues, arti, animim social etj.

c) formim profesional për të rinjtë dhe gratë si kurse në zanate të kërkuara nga tregu i punës, ndërmjetësim për punësim dhe mbështetje në karrierë.

Një ndër fokuset e punës së shërbimeve komunitare është nxitja, formimi dhe forcimi i grupeve komunitare si Grupi Nismëtar, Grupi i të Rinjve dhe Grupi i Vullnetarëve dhe rrjetëzimet e tyre për çështë të ndryshme si: arsimi, punësimi, shërbimet publike etj.

 

Facebook feed

📌Trajnimet e organizuara nga programet e perbashketa te OKB-se qe synojne te mos lene askend pas, dhe t’i japin fund dhunes ndaj grave, ne Bashkine Durres per te adresuar nevojat e grave dhe te mbijetuarave te dhunes permes buxhetimit te pergjigjshem gjinor rrisin kapacitetet e bashkeveprimin e te gjithe aktoreve qe punojne ne kete fushe.👍
📌 Metoda krahasuese e perdorur edhe per Tiranen, Korçen, Elbasanin dhe Lezha qe jane bere pjese e ketyre trajnimeve te mbeshtetura japin nje panorame me te plote te sfidave dhe arritjeve. Sa shume akoma ka per te bere ...
🤝 Bashkia Durres
🤝 Bashkia Tiranë
🤝 Qendra Komunitare "Sot Per Te Ardhmen"
🤝 UN Women AlbaniaTrajnim ne Bashkine Durres per te adresuar nevojat e grave dhe te mbijetuarave te dhunes permes buxhetimit te pergjigjshem gjinor. Tirana, Korça, Elbasani dhe Lezha jane bere pjese e ketyre trajnimeve te mbeshtetura nga dy programet e perbashketa te OKB-se qe synojne te mos lene askend pas dhe t’i japin fund dhunes ndaj grave. Me mbeshtetjen e qeverise Zvicerane dhe Suedeze.
Ne javen e Objektivave te Zhvillimit te Qendrueshem, kujtojme se nismat e ketyre programeve kontribuojne ne arritjen e Objektivit 5-per barazi gjinore dhe fuqizimin e grave dhe Objektivit 10-per reduktimin e pabarazive.

. . . . . . . . .
Training with Durres municipality to address the needs of vulnerable women and survivors of violence through gender responsive budgeting. Five municipalities, including Tirana, Korça, Elbasan and Lezha have been part of the training supported by two different UN joint programs that are aiming to leave no one behind and end violence against women. Financed by the Swiss and Swedish Government.

On #GlobalGoals week we remind you how this initiative contributes to the achievement of Goal 5 - gender equality and women empowerment and Goal 10 – reduced inequalities.

United Nations Albania
Embassy of Sweden in Tirana
Embassy of Switzerland in Albania
... See MoreSee Less

View on Facebook

Spote Promocionale