Rreth Nesh

rrth

“Sot për të Ardhmen” është rrjet lider në Shqipëri për mobilizim dhe fuqizim të komuniteteve në nevojë.

Udhëhequr nga vizioni dhe duke përdorur metoda inovative dhe gjithëpërfshirëse, “Sot për të Ardhmen” ka krijuar përqasje të suksesshme të fuqizimit gjinor; vullnetarizmit; aktivizmit; mbrojtjes së mjedisit; ndërmjetësimit për punësim; shërbimeve, përfshirjes dhe mobilizimit komunitar, në partneritet të ngushtë me qeverisjen qendrore dhe vendore, agjensitë kombëtare dhe ndërkombëtare, shoqërinë civile dhe sektorin privat.

Duke patur prioritet të veçantë promovimin e barazisë gjinore dhe partneritetin midis burrave dhe grave, “Sot për të Ardhmen” është autor i himnit kombëtar të barazisë gjinore “Zbrite Diellin!”, duke angazhuar artistët me emër shqiptarë si ambasadorë të fushatës kundër dhunës gjinore.


“Sot për të Ardhmen” ka shtrirje kombëtare me programet e tij si dhe tre qendra të rëndësishme në Tiranë, Durrës dhe Pukë.

Rrjeti është shprehje e institucionalizuar dhe e konsoliduar e lëvizjeve komunitare informale që nga 1998, si vijim i programeve të fuqizimit dhe mobilizimit të komuniteteve në nevojë dhe të pazhvilluara, me Qendrën Komunitare “Sot për të Ardhmen” Durrës në zonën e Ish-Kënetës, një zonë informale me një popullësi rreth 60,000 banorë, në periferi të Durrësit, e karakterizuar nga popullësi e përbërë nga minoritete të ndryshme prej migrimit të brendshëm dhe me nevoja të mëdha në infrastrukturë, legalizim ndërtimesh, shërbime publike etj.

Në 2007 eksperienca dhe suksesi i kësaj Qendre u shtri në zonën e varfër të Pukës me Qendrën Komunitare “Sot për të Ardhmen” Pukë.

Në 2013, me regjistrimin si entitet juridik Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”, Rrjeti hapi dhe Qendrën Rajonale në Tiranë, e cila mbulon programet e zhvillimit për zona të tjera të Shqipërisë.

Rrjeti “Sot për të Ardhmen” zbaton programe në Shkodër, Pukë, Lezhë, Burrel, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë, si dhe bashkëpunon me partnerët e tij dhe qeverisjen vendore në Kukës, Peshkopi, Librazhd, Pogradec, Fier, Berat, Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë.

Spote Promocionale