“Monitorimi i situatës shëndetësore të fëmijëve 0-6 vjeç në Bashkinë Durrës”

    Gjatë kësaj kohe u monitorua situata shëndetësore e fëmijëve nga 0 deri në 6 vjeç në Bashkinë e Durrësit, duke patur në fokus:

    -Përmirësimin e situatës shëndetësore të fëmijëve 0-6 vjeç në Bashkinë Durrës.

    -Monitorimin e punës së stafeve të Bashkisë në përmirësimin e determinantëve socialë që ndikojnë në shëndetin e fëmijëve 0-6 vjec.

    -Monitorimin e vendimeve të këshilltarëve bashkiakë në vitet 2017-2018 të marra në favor të shëndetit të fëmijëve 0-6 vjec.

    -Monitorimin e buxhetit të alokuar për shëndetin e fëmijëve në zonat urbane – qyteti Durrës dhe zonën rurale – njësia administrative Sukth.

    Në këtë takim u prezantuan rekomandimet dhe gjetjet e raportit përfundimtar për zhvillimin e strategjive dhe planit të ndërhyrjes, për përmirësimin e shërbimeve që jepen për fëmijët e grup-moshave parashkollore.

    Takimi u përcollë dhe nga nënkryetari i bashkisë së Durrësit, z.Florian Tahiri, i cili pranoi se përmes këtij projekti u arrit që një nga komisionet e Këshillit Bashkiak të merrej me çështjet sociale dhe ato të shëndetit, përfaqësues të pushtetit vendor, agjencive kombëtare e ndërkombëtare si UNICEF, World Vision, si edhe OJF Lokale.