Misioni dhe Vizioni

3

Misioni

Rrjeti “Sot për të Ardhmen”, ka për qëllim:

  • arritjen e kohezionit social, ekonomik, politik e kulturor duke priorizuar barazinë gjinore, nëpërmjet aplikimit të qëndrimeve dhe sjelljeve të reja liberale dhe demokratike,
  • ndërmjetësimin që promovon bashkëjetesën dhe bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve të ndryshme gjinore, moshore, etnike, kulturore, fetare, dhe
  • forcimin në këto komunitete të vlerave të diversitetit, tolerancës, demokracisë dhe bashkëjetesës, unitetit social e barazisë gjinore, duke punuar për zbatimin e këtyre principeve nëpërmjet lobimit, advokacisë, e dhënies së praktikave më të mira të shërbimeve për komunitetet multietnike multikulturore, gratë, të rinjtë, fëmijët dhe moshën e tretë në nevojë.

 Vizioni

Sot për një të Ardhme më të mirë!

Drejtimet Strategjike

  1. Rrjeti i Qendrave dhe Shërbimeve Komunitare
  2. Formimi Profesional dhe Ndërmjetësimi për Punësim
  3. Barazia Gjinore dhe Shërbimet për Viktimat e Dhunës Gjinore
  4. Mbrojtja dhe Shërbimet Mjedisore
  5. Mirëqeverisja, Drejtësia dhe Bashkëpunimi Institucional

 

Spote Promocionale