Mbrojtja dhe Shërbimet Mjedisore

mbrot5jaNë këtë prioritet, gama e veprimtarisë e rrjetit “Sot për të Ardhmen” është e gjerë dhe përfshin edukimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit nëpërmjet fushatave mjedisore masive, seminareve mjedisore, edukimit mjedisor, aksioneve në komunitet dhe veprimtarisë ricikluese.

Nxitja e vullnetarizmit në shërbim të komunitetit është pjesë e metodologjisë së rrjetit në këtë drejtim. Për këtë “Sot për të Ardhmen” është shpallur dhe “Country Partner Albania” i GYSD (Global Youth Service) në rrjetëzim me YSA (Youth Service America) që nga viti 2014 e në vazhdim.

Java e shërbimit të vullnetarizmit në komunitet është organizuar tradicionalisht për 6 vjet me iniciativën e të rinjve të rrjetit “Sot për të Ardhmen” dhe numri i të rinjve në vitet e fundit është mbi 800 vullnetarë. Ata përmbushin çdo vit këtë veprimtari përmes aktiviteteve sensibilizuese të tilla si pastrimi i mjedisit, edukim mjedisor, riciklimi, si dhe shërbime në komunitet si ofrimi ndihmës për të moshuarit, më të vegjlit, moshatarët etj.

Që nga viti 2014 “Sot për të Ardhmen” është anëtar i Rrjetit të Shërbimeve Mjedisore. Ky rrjet është pjesë e programit “SENiOR-A Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”, e zbatuar nga Qendra Rajonale Shqipëri (REC) dhe financuar nga Qeveria Suedeze. Rrjeti është i përbërë nga 6 organizata: Auleda – Vlorë, Tjetër Vizion – Elbasan, Fondacioni Gjirokastra – Gjirokastër, Unë Gruaja – Pogradec, QZHK Sot për të Ardhmen – Durres, dhe Instituti i Kërkimeve Urbane – Tiranë, drejtues i rrjetit.

Qëllimi i rrjetit është nxitja e bashkëpunimit midis organizatave të shoqërisë civile me shtrirje gjeografike të ndryshme si dhe aktivizimi i aktorëve lokalë, rajonalë e qendrorë, bizneseve dhe subjekteve të tjera mjedisore, me synimin për të shtuar qasjen pjesëmarrëse, për të bashkuar nismat individuale të projekteve, për të forcuar sinergjitë dhe për të mbështetur njëri tjetrin në arritjen e rezultateve në një proces me përfitime konkrete publike në fushën e menaxhimit mjedisor

Në këtë kuadër, përveç punës për ndërgjegjësimin publik, “Sot për të Ardhmen” fokusohet në koordininimin me qeverisjen vendore dhe institucionet publike për të nxitur veprime dhe aksione që kontribuojnë në përmirësimin e situatës mjedisore, organizimit të debateve dhe seancave dëgjimore komunitet-qeverisje, si dhe analizave dhe monitorimeve të shërbimeve mjedisore, situatës mjedisore dhe dhënies së rekomandimeve, nëpërmjet tryezave të rrumbullakta, bashkërendimit me partnerët e rrjetit, konferencave dhe publikimeve të ndryshme, të cilat u paraqiten qeverisjes vendore, institucioneve të referencës, shoqërisë civile dhe qytetarëve, për të nxitur dhe promovuar angazhimin e tyre në prioritetet mjedisore në nivel rajonal dhe kombëtar.

Facebook feed

📌Trajnimet e organizuara nga programet e perbashketa te OKB-se qe synojne te mos lene askend pas, dhe t’i japin fund dhunes ndaj grave, ne Bashkine Durres per te adresuar nevojat e grave dhe te mbijetuarave te dhunes permes buxhetimit te pergjigjshem gjinor rrisin kapacitetet e bashkeveprimin e te gjithe aktoreve qe punojne ne kete fushe.👍
📌 Metoda krahasuese e perdorur edhe per Tiranen, Korçen, Elbasanin dhe Lezha qe jane bere pjese e ketyre trajnimeve te mbeshtetura japin nje panorame me te plote te sfidave dhe arritjeve. Sa shume akoma ka per te bere ...
🤝 Bashkia Durres
🤝 Bashkia Tiranë
🤝 Qendra Komunitare "Sot Per Te Ardhmen"
🤝 UN Women AlbaniaTrajnim ne Bashkine Durres per te adresuar nevojat e grave dhe te mbijetuarave te dhunes permes buxhetimit te pergjigjshem gjinor. Tirana, Korça, Elbasani dhe Lezha jane bere pjese e ketyre trajnimeve te mbeshtetura nga dy programet e perbashketa te OKB-se qe synojne te mos lene askend pas dhe t’i japin fund dhunes ndaj grave. Me mbeshtetjen e qeverise Zvicerane dhe Suedeze.
Ne javen e Objektivave te Zhvillimit te Qendrueshem, kujtojme se nismat e ketyre programeve kontribuojne ne arritjen e Objektivit 5-per barazi gjinore dhe fuqizimin e grave dhe Objektivit 10-per reduktimin e pabarazive.

. . . . . . . . .
Training with Durres municipality to address the needs of vulnerable women and survivors of violence through gender responsive budgeting. Five municipalities, including Tirana, Korça, Elbasan and Lezha have been part of the training supported by two different UN joint programs that are aiming to leave no one behind and end violence against women. Financed by the Swiss and Swedish Government.

On #GlobalGoals week we remind you how this initiative contributes to the achievement of Goal 5 - gender equality and women empowerment and Goal 10 – reduced inequalities.

United Nations Albania
Embassy of Sweden in Tirana
Embassy of Switzerland in Albania
... See MoreSee Less

View on Facebook

Spote Promocionale