Grise Maskën, Fol!

    23795834_922608771241135_706729396370100476_nFushata e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe Dhunës në Familje u hap nga Rrjeti i Qendrave për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” në Durrës, me eventin “Grise Maskën, Fol” me sloganin “Mos lër pas askënd! Fund dhunës ndaj grave dhe vajzave!” Ky ishte edhe eventi  hapës i fushatës kombëtare kundër dhunës nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Qëllimi kryesor ishte që të gjithë, gra e burra, viktima të dhunës në familje, të flisnin hapur rreth mbi këtë fenomen, përtej “maskës së bukur” që çdo grua vë në fytyrë çdo ditë.

    Znj. Ogerta Manastirliu -Ministrja e MShMS, znj. Limya Eltayeb-drejtoresha e PNUD-it për vendin dhe znj. Fabiola Egro Laço –drejtoreshe ekzekutive e QZHK “Sot për të Ardhmen” dhanë mesazhe të forta kundër dhunës me bazë gjinore, duke ftuar njerëzit të reagojnë ndaj çdo lloj forme dhune dhe ta raportojnë atë. Përfaqësues të Bashkisë Durrës, anëtarë të Mekanizimit Kombëtar të Referimit, aleancës së Grave të Këshillit Bashkiak, OJF-ve, aktivistë, gra dhe të rinj theksuan që “Dhuna në Familje” nuk është më një çështje private dhe të gjithë së bashku mund ta parandalojmë dhe luftojmë atë.

    Në event u ekspozuan 40 maska “të bukura”, të cilat kishin të shkruar historitë e 40 rasteve, të mbijetuara të dhunës në familje, të mbështetura nga “Sot për të Ardhmen” gjatë vitit 2017. Në event ndanë historitë e jetës së tyre 3 gra, të cilat kanë “grisur maskën” dhe kanë folur. Të gjithë pjesëmarresit firmosën Betimin Publik për angazhimin në forcimin e ligjeve, strategjive dhe veprimeve të qeverisë të Shqipërisë kundër dhunës në familje.