Barazia Gjinore dhe Shërbimet për Viktimat e Dhunës

Barazia gjinore 1“Sot për të Ardhmen” ka prioritet të veçantë promovimin e barazisë gjinore dhe luftën kundër dhunës në familje duke qenë pjesë e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të Dhunës në Marrëdhëniet Familjare në Durrës dhe Tiranë si dhe mbështet Mekanizmin në Pukë, Lezhë dhe Shkodër, në përputhje me zbatimin e Ligjit nr.9669 datë 18.12.2006 “Për Masa Kundër Dhunës në Marrëdhëniet Familjare.

“Sot për të Ardhmen” manaxhon dhe ndihmon rastet e dhunës në familje, dhunës me bazë gjinore duke siguruar mbrojtje, informim, këshillim psikologjik dhe ligjor,  koordinim e me të gjithë aktorët e rrjetit, këto në interes të viktimës. Ajo është në gjendje të reagojë menjëherë në kohë dhe me përgjegjësinë e duhur me shërbimet e mëposhtme:

  • Mbështetje psikosociale për të mbijetuarat/it e dhunës në familje
  • Këshillim psikologjik për dhunuesit
  • Mbështetje të rasteve të dhunës në familje pranë institucioneve përkatëse: Gjykatë, Polici; Përmbarim, Prokurori etj.
  • Aktivitete ndërgjegjësuese dhe informuese
  • Linja telefonike 24 orëshe 0800 9888 pritëse, këshilluese dhe referuese të rasteve të dhunës në familje.
  • Mbështetje dhe këshillim ligjor për të mbijetuarat/it e dhunës në familje, veçanërisht për Urdhërat e Menjëhershëm të Mbrojtjes dhe Urdhërave të Mbrojtjes.

“Sot për të Ardhmen” luan një rol të rëndësishëm në promovimin e barazisë gjinore dhe partneritetit mes burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, duke qenë dhe autori i Himnit kombëtar mbi barazinë gjinore “Zbrite Diellin”, me përfshirjen e figurave të njohura në Shqipëri si ambasadorë të vullnetit të mirë.
“Sot për të Ardhmen” është lider në organizimin e fushatave ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese për promovimin e barazisë gjinore dhe uljen e dhunës me bazë gjinore dhe në familje.

Fushatat si “16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës gjinore dhe në familje”, “Dita Portokalli” “Dita Ndërkombëtare e Gruas” janë trajtuar nga rrjeti “Sot për të Ardhmen” në formatet më gjithëpërfshirëse dhe inovative, duke nxitur pjesëmarrjen masive të qytetarëve, të të rinjve, sektorit privat,  institucioneve publike, kombëtare dhe ndërkombëtare. Rrjeti është i njohur për brandin e saj“Manifest”, “5♀/5♂ N’Bllok”, “Zbrite Diellin!”

Rrjeti “Sot për të Ardhmen”  është përzgjedhur një nga 20 finalistët në mbarë botën në Çmimin e Tretë Botëror të Komunikimit nga AVON Foundation dhe Future Without Violence (3rd 2014 Global Communication Award), për fushatën e saj kundër dhunës me bazë gjinore dhe në familje dhe promovimin e barazisë gjinore në formatin MANIFEST me himnin e barazisë gjinore “Zbrite Diellin!” dhe Ditën Portokalli, e mbështetur nga Ministria e Mireqënies Sociale dhe Rinisë si Koordinatore Kombëtare e Fushatës në Shqipëri, UNDP, UN Women, Ambasadës Suedeze, përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane dhe Delegacionit të BE në Shqipëri etj.

 

Spote Promocionale