Agjensia e punësimit

pdfKush jemi
Agjensia e Punësimit “PUNO – Sot Për Të Ardhmen” është krijuar nga Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” nën programin rajonal ballkanik “Mbështetje për zhvillimin e edukimit dhe punësimit-SEED” bazuar në licensat profesionale për ofrimin e kurseve dhe trajnimeve profesionale, kujdesit social – komunitar dhe shërbimeve të punësimit të miratuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Qëllimi ynë
Agjensia e Punësimit “PUNO” ka në vizionin e saj përgatitjen profesionale dhe të karrierës së Aplikantit/Punëkërkuesit, dhe ofrimin e kandidaturave të kualifikuara për Klientët/Punëmarrësit.
Qëllimi i Agjensisë është që aplikantët/punëkërkuesit përtej pajisjes me kualifikimin e duhur profesional, të jenë dhe të përgatitur me aftësi të teknike dhe të karrierës, si një domosdoshmëri për të krijuar një profil kandidature të kërkuar nga Klientët/Punëmarrësit.

Profili i Aplikantit/Punëkërkuesit
Pranë agjensisë mund të aplikojë çdo individ i aftë për punë dhe në moshën e përcaktuar nga Kodi i Punës. Agjensia e Punësimit nën moton “Puno sot për të ardhmen”, motivon këdo që kërkon të punojë dhe ka potencialin dhe seriozitetin për të përmirësuar jetën e vet profesionale dhe financiare. Kusht i rëndësishëm është ruajtja e standarteve, seriozitetit dhe etikës profesionale si garanci për marrëdhënien profesionale afatgjatë Punëmarrës – Punëdhënës.
Prandaj, nëse je grua, burrë, studentë, maturantë dhe kërkoni të pajiseni me formimin e nevojshëm profesional dhe/ose të karrierës, agjensia merr përsipër realizimin e formimit tuaj profesional dhe të karrierës dhe ju mundëson ndërmjetësimin për punë.

Çfarë ofrojmë për Klientët/Punëdhënësit
Tregu i punës sot kërkon një forcë pune jo vetëm të kualifikuar, por dhe të pajisur me aftësi shumë të mira teknike dhe ndërdisiplinore për të garantuar cilësinë e punës. Agjensia u ofron bizneseve standartet e kërkuara nga tregu i punës dhe seriozitetin profesional të kandidaturave të çertifikuara. Për të garantuar qëndrueshmëri profesionale, bizneset mund të kërkojnë nga agjensia jo vetëm profilin profesional të kandidaturës, por edhe program individual shtesë të aftësive teknike. Në vijim të dhënies së një profili të plotë të kandidaturës, çertifikimi i aplikantit/punëkërkuesit shoqërohet me vlerësim profesional dhe të karrierës si dhe me rekomandimet përkatëse.

Kapacitetet tona
Agjensia ndodhet në Tiranë, por falë kapaciteteve të QZHK “Sot për të Ardhmen” dhe programit SEED nga është krijuar, mbulon zonat gjeografike dhe ofron të gjitha shërbimet në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Pukë. Gjithashtu, agjensia mirëpret të gjithë aplikantët/punëkërkuesit që kanë mundësinë të aplikojnë pavarësisht vendit ku janë, si dhe të gjithë Klientët/Punëdhënësit që kërkojnë forcën e punës së kualifikuar.
Cilësia për agjensinë është garancia e suksesit të një marrëdhënie profesionale afatgjatë, dhe për këtë stafi është i përbërë nga formatorë të profesioneve përkatëse, psikologë, trajnerë të karrierës dhe menaxhim biznesit dhe ndërmjetësues të tregut të punës të suksesshëm në karrierën e tyre profesionale.

Shërbimet që ofrojmë

1)    Procesi i selektimit dhe rekrutimit – vlerësim të nevojave profesionale dhe të karrierës, si dhe të potencialeve individuale të Aplikantit/Punëkërkuesit. Në këtë proces, aplikanti/Punëkërkuesi ndihmohet nga Trajneri i Karrierës dhe Menaxhimit të Biznesit dhe Psikologu për orientimin profesional dhe të karrierës.

2)    Programit të Trajnimit Profesional dhe Programit të Karrierës dhe Aftësive Individuale.

A) Kurse /Trajnim Profesional
Kuzhinë, Rrobaqepsi, Punonjës/e shtëpie, Kujdestar/e  fëmijësh dhe të moshuarish, Teknikë automjetesh, Kopshtari, Parukeri, Fizioterapist/e, Masazhator/e, Animator/e, IT, Punonjës/e  agjenci turistike/guidë turistike, Instruktor/e fitnes, Sekretari dhe Asistent/e Zyre, Asistent/e finance, Recepsionist/e, Kurse vallëzimi, muzikë dhe aftësim për instrumenta muzikorë, Gjuhë të huaj (fillestar, mesatar, i avancuar).

B) Program i Karrierës dhe Aftësive Individuale
Të përgjithshme (Komunikim, Etika profesionale dhe kodi i veshjes, Prezantim, Përgatitje dokumentash)
Për aplikantët/klientët e fushës sociale (Sjellje organizative, Oficer zyre, Vullnetarizmi, Puna në komunitet, Puna në grup, Drejtim grupi, Lehtësues aktivitetesh)
Për aplikantët/klientët e biznesit Sjellje organizative, Oficer zyre,  Bazat e menaxhimit, Paketa word/excel/internet, Typing)
Sipas profilit, kurset/trajnimet profesionale dhe programi i karrierës dhe aftësive individuale  kanë kohëzgjatje 1,2 dhe 3 mujore.
Kurset/trajnimet profesionale shoqërohen me lëndë  të programit të karrierës dhe aftësive individuale, të përshtatura me kursin e zgjedhur dhe/ose me nevojat e aplikantit.
Gjithashtu, Programi i Karrierës dhe Aftësive Individuale ofrohet dhe si paketë me vehte, sidomos për studentët dhe të rinj të cilët kanë nevojë për një aftësim individual paraprak për të konkuruar në kompani të ndryshme.
Në varësi të kërkesave të Klientëve, agjensia krijon një paketë trajnimi që plotëson pritshmëritë e klientit.

C) Program i Praktikës profesionale dhe të Karrierës
Të gjithë kursantët pas mbarimit të programit profesional dhe të karrierës, ushtrohen në praktikë në subjekte të ndryshme para marrjes së çertifikatës për një periudhë prej 2 deri në 3 javë. Agjensia e mundëson praktikën profesionale dhe të karrierës falë  aftësive të saj për ndërmjetsim në tregun e punës dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit me biznese/institucione/organizata të ndryshme. Gjithashtu, Klientët/Punëdhënësit kanë mundësinë që gjatë praktikës të testojnë kandidaturat e referuara.

Mbas mbarimit të paketës së plotë të trajnimit kurrikular, të trajnuarit pajisen me certifikatë të shoqëruar me vlerësimin profesional dhe të karrierës si dhe me rekomandimet përkatëse.

3)    Ndërmjetsim për punësim
E veçanta e agjensisë është që shërbimi që ofrohet është i plotë. Agjensia bën ndërmjetësim për punësim duke mundësuar ofrimin e kandidaturave sipas kërkesave për Klientët/Punëdhënësit dhe duke ndihmuar të çertifikuarit për të gjetur punë. Procesi mbyllet me një Akt-Marrëveshje Trepalëshe: Punëdhënës-Punëmarrës-Agjensi, e cila plotëson kuadrin e shërbimeve të Agjensisë ndaj aplikantëve dhe Klientëve të saj.

 

 

Spote Promocionale